Kur Presidentit Rugova iu dhurua topi me nënshkrimet e basketbollistëve të Prishtinës
Prishtina arriti një sukses historik duke kaluar në fazën e 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup.
Derisa kjo arritje po festohet nga çdo “Plis”, ish-kryetari i klubit, Nuredin Ibishi na ka kthyer mbrapa në kohë, shkruan Indeksonline.
Ai ka postuar fotografi kur i ka dhuruar topin presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, të nënshkruar nga të gjithë basketbollistët e skuadrës.

“Në vigjilje të suksesit historik të Prishtinës, dua të ndaj me ju momente të vitit 2002, kur ekipi i Prishtines fitoi për herë të dytë Kupën e Kosovës. Presidenti i Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, na priti në Rezidencën e tij, ekipën me në krye Kryetarin e Klubit Nuredin Ibishi dhe Trajnerin e Klubit, Gussepe Pino Gjergja, dikur legjenden e basketbollit. Në këtë takim Presidentit Rugova i dhuruam edhe topin me të gjitha nënshkrimet e basketbollistëve”, ka shkruar Ibishi në Facebook.
Prishtina ishte shumë e sukseshme edhe në atë kohë, megjithatë kulmin po e përjeton në këtë vit ku ka bërë arritjen më të madhe në garat ndërkombëtare. /IndeksOnline/
