10:55 / E Martë, 25 Janar 2022 / OSH

Kur pritet të asfaltohet rruga në Arbëri, tenderi kushtoi 108 mijë euro

Në lagjen Arbëria në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” ka filluar rikonstruimi i rrugëës tash e disa muaj.

Operatori ekonomik  “Kema Company SH.P.K” kishte nënshkruar kontratën më 14 shtator 2021.

I gjithë ky projekt ka kushtuar hiç më pak se 108 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, kjo rrugë ende nuk është përfunduar.

Vozitësit po hasin në probleme të shumta në këtë pjesë për shkak të gropave të mëdha skaj rrugës.

Arlinda Kastrati, asistentja për komunikim në komunën e Prishtinës, për IndeksOnline ka treguar se punimet në rrugën “Ahmet Krasniqi” janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike.

Kurse shtoi, se kjo rrugë pritet të asfaltohet me përmirësimin e motit.

“Në projektin: ” Rekonstruimi i rrugës Ahmet Krasniqi “ në lagjen Arbëria janë ndërprerë punimet përkohësisht për shkak të motit të ligë, sezonit dimëror- kushteve atmosferike.

Me përmirësimin e motit respektivisht kushteve atmosferike do të rifillojmë ekzekutimin e punimeve të parapara me kontratë”, tha Kastrati./IndeksOnline/