11:07 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kur pritet të rihapen kufijtë në Europë?

Vendet e Bashkimit Europian pritet të heqin kufizimet e brendshme dhe të rihapin kufijtë, në mënyrë që të mund të presin turistët.

Çekia është shteti i radhës që sot ka vendosur heqjen e kufijve për shtetet fqinje të saj, Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë e Hungarinë.

Këtë praktikë së pari e ka nisur Italia dhe këtë pritet ta ndjekin edhe shtetet e tjera evropiane, shkruan Indeksonline.

Kosova po ashtu ka vendosur heqjen e kufijve tokësorë për të gjitha shtetet.

Rihapja e madhe e kufijve tokësorë në shtetet e mëdha evropiane pritet të ndodhë në mesin e qershorit.

Gjermania, Franca, Belgjika, Austria e Holanda planifikojnë që në mes të qershorit të hapin tërësisht kufijtë tokësorë.

Spanja ka në plan që të lejojë turistët nga fillimi i korrikut.

Disa shtete po planifikojnë që personat që vijnë nga shtetet me rrezik nga koronavirusi, t’u nënshtrohen testimeve./Indeksonline/