10:45 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kur profesioni trashëgohet, Mentor Dreshaj, mjeku i njohur popullor për eshtrat

Sylë Dreshaj ka qenë mjeku më i njohur popullor në Kosovë dhe më gjerë. Burri i urtë dhe me famë të madhe nga Vrella e Istogut ka lënë një pasardhës në mjeshtërinë e tij.

Mentor Dreshaj është nipi i Sylë Dreshajt, apo i njohur edhe si Sylë Vrella.

Mentori është një nga mjekët më të njohur popullor në vend në vitet e fundit për eshtrat.

Në ordinancën e tij në Vrellë të Istogut, Mentori ka bindur klientët me aftësinë e tij për shërimin e problemeve të ndryshme, sidomos në duar e këmbë./Indeksonline/