22:52 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kur Reali shpërthen, viktima quhet Plzen

Real Madrid ka mposhtur Viktoria Plzen me rezultat 0-4 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Benzema hapi serinë e golave në minutën e 21-të të ndeshjes.

Casemiro dyfishoi rezultatin dy minuta më vonë, shkruan indeksonline.

Për golin e tretë të galaktikëve u përkujtez Benzema në minutën e 37-të duke realizuar golin e dytë personal.

Bale në minutën e 40-të shënoi golin e katërt dhe të fundit në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Reali shënoi edhe një gol. Realizator ishte Kroos në minutën e 67-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, spanjollët janë të parët në grupin G me 9 pikë aq sa ka edhe Roma, CSKA është në vendin e tretë me katër pikë ndërsa Plzen në fund me një pikë. /IndeksOnline/