75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Kur Remi i drejtohej Albin Kurtit: Bashkëluftëtar!

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën e luftës “Remi” duket se ka një respekt të veçantë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në një manifestim, të mbajtur me 5 maj të vitit të kaluar, ndryshe nga të tjerët, Remi i drejtohet Kurtit me “bashkëluftëtar”, transmeton Indeksonline

“… zoti kryeministër, Ramush Haradinaj, i nderuar kryetar i Podujevës, z. Agim Veliu, i nderuar bashkëlufëtar, zotëri Albin Kurti…”, dëgjohet ish-deputeti i PDK-së.

Ndryshe, kryeministri në detyrë dhe lideri i LVV-së kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /Indeksonline/

Albin Kurti me UÇK-në gjatë 99-tës,... - Albin Kurti Kryeminister ...
LDK thotë se Kurti kishte trajtim komod nga pushteti serb (Video ...