Kur shënon Rrahmani, fiton Ballkani, Batatina i afrohet synimit për Llapin evropian

Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Trepça 89. Golin e fitores e ka shënuar Albion Rrahmani në minutën e 87 të ndeshjes.
Pas një harkimi perfekt të Gripshit, golashënuesi më i mirë në Superligë shënoi gol të bukur me kokë.
Edhe Llapi i Batatinës ka arritur fitore të rëndësishme në Klinë.
Alidema shënoi golin e vetëm në këtë takim për 3 pikët që e afrojnë skuadrën nga Podujeva drejt synimit për Llapin evropian./Indeksonline/