75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kur s’ta donë, s’ta donë – Amir Rrahmani rezulton pozitiv me koronavirus

Kombëtarja e Kosovës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit të saj, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi kosovar ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka dhënë gazetar i njohur italian, Nicolo Schira. Rrahmani nuk do të mund të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjen historike kundër Maqedonisë së Veriut.

Përveç Rrahmanit, për Kosovën do të mungojnë edhe Vedat Muriqi dhe Milot Rashica./Indeksonline/