15:14 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kur s’të ndal as pandemia, kjo është Lia

Lia Stublla-Kelmendi vazhdon të jetë shembull i punës e suksesit.

Kreatorja kosovare nuk është ndalur asnjëherë, pavarësisht se pandemia ka ndikuar që numri i kërkesave tek ajo të bie për shkak të anulimit të dasmave dhe organizimeve të tjera festive.

Por, energjia e saj për punë nuk është ndalur.

Lia ka punuar tërë kohën me porosi, ka qenë e afërt me punëtorët e saj në zyrën e saj të punës, ka menduar edhe për Fatosin të dashurin e saj, por s’i ka lënë anash as shoqet dhe pushimet.

Pra, pandemia duket se nuk ka lënë aq gjurmë te Lia./Indeksonline/