Kur tangat bëhen pjesë e stilit, Dua Lipa merr vëmendje me paraqitjen në LA

Një nga yjet më të mëdha të muzikës, Dua Lipa, ka bërë bujë të madhe me paraqitjen e saj në 3 vjetorin e Muzeut të Akademisë në Los Anxhelos.
Kjo paraqitje brilante erdhi pasi u konfirmua edhe lajmi për ndarjen nga i dashuri Romain Gavras, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja shfaqi linjat e saj mahnitëse në një fustan të zi me dantella, i cili ishte i tejdukshëm dhe zbulonte të brendshmet e saj, të cilat kësaj radhe i kishte veshur tanga.

Ajo ka vendosur edhe bizhuteri me diamant, vathë dhe një unazë, të cilat kanë perfeksionizuar dukjen./Indeksonline/

