Kur të gjithë fotografohen me ‘jashtëtokësorin’

Dje skuadra e Barcelonës e fitoi finalen e madhe të Kupës së Mbretit, pasi mposhti Athletic Bilbaon.
Me rezultatin final në 0:4 dhe dy gola fantastik të shënuar nga Leo Messi, Barça renditin në sirtarin e saj edhe një trofe të rëndësishëm.
Messi mbrëmë padyshim se ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, përveç golave ai ishte vendimtar në çdo aksion që kishte klubi katalanas.
Pas takimit, të gjithë futbollistët e Barcelonës u fotografuan me të dhe kupën që ishte pran tyre.
Shikoni momentin në video:
Teammates but still Messi fanboys like everyone else ?❤️ pic.twitter.com/xa5paWZ0kV
— mx (@MessiMX10i) April 17, 2021