75 Mall Live Search
23:45 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / OSH

Kur të gjithë jemi pranë familjeve duke festuar, policët e Kosovës janë jashtë për të na mbrojtur

Tashmë të gjithë jemi pranë familjeve tona, duke festuar e uruar njëri tjetrin për një vit sa më të mbarë, e një vit i cili do t’i jap fund pandemisë Covid19, shkruan IndeksOnline.

Kur të gjithë jemi në shtëpitë tona, duke festuar e u argëtuar, janë jashtë djem e vajza të Policisë së Kosovës, të cilët si gjithnjë janë në krye të detyrës, duke na ofruar siguri, e duke u kujdesur për qetësinë publike.

Janë policët e Kosovës, të cilët edhe në ditë feste, janë larg familjeve të tyre, vetëm e vetëm që jeta e qytetarëve e siguria e tyre të jetë maksimale.

Ata edhe sonte në ndërrim të mot moteve po patrullojnë nëpër sheshet e Prishtinës.

IndeksOnline ju sjell pamje: