75 Mall Live Search
10:42 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / LB

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”, serbët shkruajnë grafite në ndërtesat në veri

Mëngjesin e sotëm në katër komuna veriore janë parë mbishkrime në ndërtesa dhe trotuare ku thuhej: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë… jeton Brigada e Veriut”.

Raportohet se në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok këto grafite janë shkruar gjatë natës.

Grafitet janë të shkruara me ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, blu dhe e bardhë.