23:59 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Kur të luajmë sërish me Realin…”, Bonucci bën shaka me madrilenët

“Kur të luajmë sërish me Real-in…”, Bonucci bën shaka me madrilenët

Leonardo Bonucci dje është prezantuar si lojtar i Juventusit.

Në këtë prezantim reprezentuesi italian, ka folur edhe për transferimin e Cristiano Ronaldos te ‘Zonja e Vjetër’.

Në përgjigjen për Ronaldon, Bonucci ka bërë të gjithë të qeshin me krahasimin e bërë, nëse Juventus do të përballej në sezonin e ri me Real Madridin.

Cristiano Ronaldo? Është mirë që e kemi në ekip, duke parë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara…”.

“Nëse do të përballemi përsëri me Real-in, ndeshja nuk do të fillojë 1-0 për ata.

Të stërvitesh me atë është një stimul për të gjithë, është një nga ata që nuk i lë asgjë rastësisë dhe është gjithmonë i përqendruar.

Kam fatin që jam kthyer tek Juventus dhe të kem lojtarë me të vërtetë të fortë në krahun tim”, ka thënë Bonucci.