Kur të tjerët pushojnë, Jennifer Lopez punon!

Jennifer Lopez është e nominuar për çmim në Golden Globes për rolin e saj në Hustlers.
Dhe tani kur shumë yje po shijojnë ditët e pushimit, Jennifer po punon intenzivisht, shkruan Indeksonline.
Ajo së bashku me të fejuarin e saj në Los Angelos po stërviten, ku Jennifer po shfaqet në formë të përsosur.

Ajo është kapur nga paparaci, ku e tërë vëmendja shkonte të barku i saj i sheshtë.
Ajo është nominuar si aktorja mbështetëse më e mirë për rolin e saj si Ramona në Hustlers, në Golden Globes, ngjarje kjo e cila do të mbahet të hënën./Indeksonline/

