Kur themi se te ne fillon mrekullia, ja për çka e kemi fjalën

Për Dr. Afrim Muhaxhiri Dr. Fatos Muhaxhiri Dr. Edi Muhaxhiri Nga : Emira Gavazaj – Gashi dhe Valdrin Gashi, prindërit e Zgjua Gashit, vajzës tonë( 4 muajshe ), nga Prizreni.
Një Histori Mrekullie, ne spitalin “FATI IM”. Sot kemi gjithë energjinë e botës të shkruajmë për fatin tonë, vajzën tonë të bukur, Zgjuan, vajzën që po mahnit me bukurinë dhe zgjuarsinë e saj!
Një e vërtetë, një fat i bukur e cila erdhi dhe na mbushi shpirtin dhe duart tona pas shtatë ( 7 ) viteve martesë!
Falenderim të thellë kemi për gjithë përkujdesjen maksimale nga dr. Afrim Muhaxhiri, një profesionist i lartë me virtyte të veçanta njerëzore, të shoqëruara me një modesti të lartë, qetësi dhe motiv të jashtëzakonshëm në punën e tij.
Ishte doktori që i besuam, dhe besimi ynë u shpërblye me vajzën tonë. Personalisht, një eksperiencë madhështore, një shtatëzëni e jashtëzakonshme, me një qetësi, dashuri, përkujdesje, aktivititet dhe shumë energji dhe pozitivitet!
Kam kaluar muajt më të bukur në jetën time, e sigurt dhe e qetë, me besim dhe pritje të ëmbël! Ishte data 15 Maj 2023, ku me ndihmen e ZOTIT, Zgjua erdhi në jetë, nga duart e mjekëve dr. Afrim, dr. Fatos dhe dr.Edi Muhaxhiri, me një operim të shoqëruar me eksperienca të shkëlqyera, me shumë kujdes, relaks dhe vëzhgim të çdo momenti, gjë që sa herë që e kujtojë ndjej kënaqësi dhe nostalgji për atë moment të bukur që tani e kam në mendjen time, dhe u kthye në kujtimim tim të paharruar!
Ishin disa minuta të përqëndrimit maksimal, 100% të stafit në pyetje, dhe në një moment unë dhe bashkëshorti pamë fytyrën më të bukur pranë syve tanë dhe dëgjum zërin më të ëmbël që se kishim dëgjuar kurrë më parë …Nuk kemi si ta emërojmë ndryshe, pos MREKULLIA te “FATI IM”.
Procesi i lindjes dhe ardhjes në botë të një fëmije në spitalin “Fati Im”, kthehet në kujtimin më të bukur në jetën tënde!
Ishte një përgatitje e një niveli të lartë profesional e gjithë stafit, po ashtu edhe të mamive dhe kujdesit pas lindjes.
Me infrastrukturë dhe kushte të klasit të lartë, me pastërti dhe qetësi adekuate për ne dhe bebin tonë.
Me kujdes 24 orësh dhe asistencë për ndihmë ndaj nënës dhe bebit në çdo moment që kishim nevojë.
Me këshilla të nevojshme për shëndetin tonë dhe pas arritjes në shtëpi.
Me respekt dhe falenderim të sinqertë nga ne, Valdrin & Emira dhe Zgjua Gashi. Prizren, Datë 30. 08.2023