11:42 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Kur u takuam personalisht, vajzës me të cilën kisha biseduar në internet nuk i pëlqeva

Ky është rrëfimi i një 23 vjeçari, i cili ka paraqitur problemi e tij në rubrikën “Ditari im” i cili publikohet në “TheSun”.

Ai ka një problem të madh, pasi vajza me të cilën është njoftuar në internet, nuk e ka pëlqyer atë kur është takuar personalisht, transmeton Indeksonline.

Ky është rrëfimi i tij:

Një vajzë që po flisja në internet pranoi të dilet në takim me mua.

Unë jam një djalë 23 vjeç, ndërsa ai është 22. Ajo tha se dukesha krejt ndryshe nga fotot e mia dhe se nuk duhesha të vazhdoja të gënjeja të tjerët në këtë mënyrë. Ajo u largua menjëherë.

Por ai thotë se nuk i ka rregulluar fotografitë e tija, apo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në to.

Ne biseduam në telefon dhe nëpërmjet shkrimeve për disa javë, ndërkohë që ndanim fotografitë.

Unë nuk përdor filtra në foto. Drita dhe lëvizjet e ndryshme mund të bëjnë që të ndryshojnë pamjen time edhe në jetën reale.

Ajo ka humbur besimin tim dhe unë tani merakosem se askush nuk do të jetë i interesuar në mua, sepse unë nuk dukem mirë në jetën reale.

Përgjigja që ai ka marr:

Më vjen keq që ju ka refuzuar.

Ne të gjithë mund të dukemi ndryshe në fotografi dhe pengesa apo e meta për të njohur njerëzit në internet është se mund të dukemi ndryshe nga fotot.

Mundohuni të krijoni një jetë shoqërore ballë për ballë që njerëzit t’ju njohin personalisht dhe jo të largohen për një imazh./Indeksonline/