75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Kur Vuçiqi mohonte plagën më të madhe të Kosovës, Masakrën e Reçakut

21 vjet më parë, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, shkruan IndeksOnline.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak, u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

I pari  që  i dha zë kësaj ngjarjeje për gjenocidin që po kryhej në Kosovë, ishte  ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ku edhe e  pati cilësuar këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”. Walkeri kishte ardhur një ditë pas ngjarjes makabër në Kosovë, ku edhe kishte parë nga afër kufomat.

Ai pati thënë se ajo çfarë u kishte interpretuar  komunitetit ndërkombëtar në atë kohë, për atë çfarë kishte parë në Reçak vazhdon të qëndrojë edhe sot, e gjallë në sytë  e tij.

Walker kishte rrëfyer se pavarësisht se kishte parë kundërshtime nga disa prej ndërkombëtare, roli i tij në ndërhyrjen e NATO-s mbetet më i rëndësishmi.

 “Mendoj se sakrificat e bëra në Reçak nga njerëzit atje, ajo çfarë ju ka ndodhur atyre, thellësisht e ka ndryshuar çështjen e Kosovës, nga të qenit një provincë e neglizhuar në atë që është sot; një shtet i pavarur. Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë”, ka deklaruar Walker. 

Por ende pa u bërë 21 vite, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mohoi masakrën e cila tronditi botën duke e quajtur si një krim të fabrikuar.

Madje ai e quajti ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së, Ëilliam Ëalkerin, si “mashtruesi me flokë të bardha”, duke thënë se Reçaku ishte një ngjarje e falsifikuar nga ai.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Walker, një mashtures”, kishte thënë Vuçiq.

Por nuk ishe vetëm Vuçiqi ai që e mohoi një masakër të tillë, ndonëse ekzistojnë faktet që një krim i tillë makabër, ishte kryer nga forcat serbe 21 vite më parë.

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, tha se Masakra e Reçakut është përdorur vetëm si jusitifkim për ‘vrasjen’ e Ish-Jugosllavisë, dhe civilëve serbë.

“Siç tha Vucic, Reçaku shërbeu si një justifikim monstruoz për “vrasjen” e ish-Jugosllavisë dhe si një justifikim për të justifikuar vrasjen e më shumë se dy mijë e gjysmë civilëve dhe ushtarëve dhe shkatërrimin e vendit tonë. Nëse Reçak nuk ishte i vërtetë, atëherë agresioni i NATO-s nuk e kishte as këtë arsyetim. Është e padiskutueshme që masakra e Reçakut nuk është masakër ndaj civilëve, por pjesëtarë të UÇK-së që u vranë në luftime, të cilët ishin të armatosur dhe në duart e të cilëve kishte barut. Një dëshmi e tillë ekziston”, pretendoi Vulin.

Masakra e Reçakut ishte dëshmia më e madhe e terrorit serb mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare në Kosovë atëkohë. /IndeksOnline/