Zhak Shirak pas një takimi me Rugovën, më 1998 i tha ndal Serbisë!
Ka ndërruar jetë sot në moshën 86- vjeçare, ish-presidenti francez Jasques Chirac, njeriu me karrierën më të gjatë politike në Evropë.
Chirac, ishte një nga miqtë më të mirë të popullit tonë dhe një nga politikanët që luajti rol të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës.
Në korrik të vitit 1998, ai dha një deklaratë të fuqishme kundër Serbisë, derisa në të njëjtën kohë mbështeti dhe i tregoi botës se Franca është më popullin e Kosovës në kauzën dhe luftën e tyre për liri e pavarësi, shkruan Indeksonline.
Këtë e bëri pas një takimi me ish-presidentin Ibrahim Rugova, në Paris, ku pati edhe vëmendje mediatike gjithandej botës. Ai tha se Serbia është përgjegjëse për politikën e pastrimit etnik të Kosovës.
“Një gjë e tillë është totalisht e papranueshme dhe Perëndimi nuk duhet të lejojë që një gjë e tillë të vazhdojë”, kishte deklaruar Chirac, duke shprehur gatishmërinë e tij të plotë për NATO-n.
Ndërsa, ish-presidenti Rugova i kishte kërkuar atij që të ndalej represioni serb për shkak të ikjeve masive të popullatës shqiptare nga Kosova.
Ishte një deklaratë e fuqishme në mbështetje të Kosovës, e bërë për herë të parë nga Franca në këtë nivel, ndësa presidentit Rugova i ndriçonin sytë. Duke u larguar, ai përsëriti shprehjen e tij origjinale, tashme të zakonshme: « L’independance pour Kosova! » (Pamvarësi për Kosovën!).
Chirac, pas vdekjes së ish-presidentit Rugova, përmes një telegram ngushëllimi kishte thënë:
“Sot, Franca i jep homazhe rolit historik dhe kurajës politike që animuan Ibrahim Rugovën për të mbrojtur gjatë viteve 1990 të drejtat demokratike të popullit kosovar dhe për të punuar në kthimin e paqes dhe pajtimit në regjionin tuaj. Mungesa e bashkëshortit tuaj, tani kur kanë filluar bisedimet për çështjen e statusit final, bëhet tani edhe më tragjike. Përgjegjësia tani i takon të gjithë përgjegjësve politik për të marrë përsipër amanetin e tij dhe të shpien në të mirë procesin e negociatave me një shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu siç e kishte ai. Franca shpreh urimin që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimit, provë kjo që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova duhet të kalojë për t’iu afruar Bashkimit Evropian”./Indeksonline/