Kurdët ia vodhën mbathjet për…! Zbulohet gjithçka, si ra në kurth lideri i ISIS-it
Kurdët sirianë thonë se kishin arritur të vendosnin një spiun në rrethin e brendshëm të Abu Bakr al-Bagdadit, i cili vodhi një palë mbathje të liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij, ç’ka do t’i jepte pastaj dritën jeshile sulmit kundër kryeterroristit.
Forcat Demokratike Siriane (SDF) pretendojnë se luajtën një rol kryesor në gjurmimin e Bagdadit në një kompleks në veri të Sirisë, ku ai po planifikonte arratisjen përtej kufirit me Turqinë. Donald Trumpi në këtë mënyrë e minimizoi rolin e SDF-së, që drejtoi fushatën ushtarake kundër ISIS-it me trupat amerikane, por të cilën Trumpi e braktisi në fillim të këtij muaji duke urdhëruar trupat amerikane të largoheshin çka i hapi rrugën një sulmi turk kundër kurdëve sirianë.

“Që nga 15 maji, kemi punuar së bashku me CIA-n për të ndjekur Al Baghdadin dhe për të monitoruar nga afër”, tha Polat Can, një zyrtar i lartë i SDF, në Twitter. “Një prej njerëzve tanë qe në gjendje të hynte në shtëpinë ku fshihej Al Bagdadi.

Ai i ndërronte vendbanimet shumë shpesh dhe po përgatitej të transferohej në një vend të ri në Jerablus (në kufirin me Turqinë) “. Falë mbathjeve që ky person mori, u bë i mundur një test ADN-je dhe u vërtetua se bëhej fjalë saktësisht për kreun e Shtetit Islamik.



