Kurdët, ndihmuan amerikanët për ta gjetur Al Baghdadin
Kurdët sirianë thonë se ata arritën të vendosnin një spiun në rrethin e brendshëm të Abu Bakr al-Bagdadit, i cili vodhi mbathjet e liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij dhe më pas ndihmuan në udhëheqjen e ushtarëve amerikanë në strehën e tij siriane.
Forcat Demokratike Siriane (SDF) pretendojnë se ata luajtën një rol kryesor në gjurmimin e Bagdadit në një kompleks në veri të Sirisë, ku ai raportohej se po planifikonte arratisjen e tij mbi kufirin e afërt me Turqinë.
“Që nga 15 maj, ne kemi punuar së bashku me CIA-n për të ndjekur Al Baghdadin dhe ta monitorojmë nga afër”, tha Polat Can, një zyrtar i lartë i SDF-së në TWitter. “Një nga burimet tona ishte në gjendje të arrinte në shtëpinë ku fshihej Al Bagdadi. Ai ndërroi vendbanimet e tij shumë shpesh. Ai ishte gati të transferohej në një vend të ri në Jerablus (në kufirin me Turqinë)”.
Ai vazhdoi: “Burimi ynë, i cili kishte mundur të arrinte tek Al Bagdadi, solli të brendshmet e Al Baghdadit për të bërë një test të ADN-së dhe siguroi (100%) se personi në fjalë ishte vetë Al Bagadi”.
“Më shumë se një muaj më parë, vendimi u mor për të eleminuar Al Baghdadin. Sidoqoftë, tërheqja amerikane dhe pushtimi turk na nxitën të ndalonim operacionet tona speciale, përfshirë ndjekjen e Al Bagadit. Pushtimi turk shkaktoi një vonesë në operacion”, tha Cani.
“Burimi ynë i inteligjencës ishte i përfshirë në dërgimin e koordinatave, drejtimin e kanalit ajror, pjesëmarrjen dhe suksesin e operacionit deri në minutën e fundit.” /IndeksOnline/