75 Mall Live Search
22:43 / E Premte, 26 Shtator 2025 / F.R

Kurilla e Prizrenit në mbështetje të Balaj-Halimajt për zgjedhjet e 12 tetorit

Në Kurillë të Prizrenit, një tjetër aktivitet i NISMA Socialdemokrate ka dëshmuar mbështetje të jashtëzakonshme për Albulea Balaj Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit.

Fatmir Limaj, kreu i NISMA-s, foli për rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në procesin e zhvillimit të qytetit.

“Lagjja e Kurillës, ashtu si çdo fshat e lagje tjetër e Prizrenit, po rreshtohet fuqishëm në mbështetje të kandidates sonë për kryetare të Prizrenit, znj. Albulena Balaj Halimaj, dhe programit të saj Përjetë Prizreni”, ka shkruar Limaj.

Ai theksoi se besimi që qytetarët kanë dhënë për Albulea Balaj Halimaj është një detyrë që kërkon përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm për një Prizren të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.

“Besimi i qytetarëve është përgjegjësi që na obligon të angazhohemi me të gjithë dijen, përvojën dhe potencialin tonë për ta kthyer Prizrenin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimit të gjithanshëm”, ka shkruar tutje Limaj./IndeksOnline/