Kurilla i jep mbështetje të fuqishme Shaqir Totajt për fitoren e 12 tetorit

Lagjja ikonike Kurilla u mbush mbrëmë me qytetarë të shumtë, të cilët i dhanë përkrahje të fuqishme kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.
Atmosfera e entuziazmit dhe besimi i palëkundur për fitoren më 12 tetor u ndje në çdo cep të lagjes, duke treguar se Totaj po hyn në fazën finale të fushatës me mbështetje të madhe qytetare.
“Prizrenit ia rikthyem shkëlqimin! Njëjtë po veprojmë edhe me Kurillën. Fitorja është e pashmangshme, sepse është ndërtuar mbi punë konkrete dhe rezultate të prekshme në çdo lagje e fshat të komunës sonë,” u shpreh Totaj para qytetarëve të mbledhur.
Takimi në Kurillë u pa si një tjetër dëshmi e besimit që qytetarët e Prizrenit kanë tek puna e bërë gjatë mandatit të kaluar dhe vizioni për një Prizren edhe më të zhvilluar në katër vitet e ardhshme.