19:07 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kurorëzohet çifti i parë në objektin e ri të kësaj komune të Kosovës [Foto]

Sot, administrata komunale e Vushtrrisë ka kaluar në objektin e ri, i cili ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe shërbime më cilësore administrative për qytetarët.

Ky objekt  është ndërtuar nga një donacion i Bashkimit Evropian, transmeton ‘Indeksonline’.

Objekti i ri i komunës tashmë ka edhe një zyrë moderne për çiftet që kurorëzohen, përderisa sot është kryer edhe martesa e marë në këtë zyre.

Në ceremoninë solemne të kurorëzimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili çiftit të sapo martuar ua ka lexuar deklaratën e martesës.

Me këtë rast, Tahiri çiftit të ri u ka uruar martesë të lumtur dhe jetë të suksese bashkëshortore.