75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / SH

Kurrë në historinë e Zvicrës nuk kanë lindur më pak fëmijë, sesa tani

Shkalla e lindjeve në Zvicër ka arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1876.

Zyra Federale e Statistikave publikoi shifrat të hënën.

Mesatarisht, lindin vetëm 1.29 fëmijë për grua. Lindjet e para ranë me 8.5 për qind, lindjet e dyta ranë me nëntë për qind, lindjet e treta ranë me 13.6 për qind.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, shkalla e përgjithshme e lindjeve të grave të moshës 35 deri në 39 vjeç ka qenë më e lartë se ajo e grave të moshës 25 deri në 29 vjeç.

Dëshira për të pasur fëmijë ka rënë ndjeshëm te njerëzit e moshës 20 deri në 29 vjeç në vitet e fundit.

Dëshira për dy fëmijë mbetet më e përhapura./Indeksonline/