“Kurrë nuk kam parë mikpritje si kjo, Kosova – çfarë vendi!”

Njëra ndër kombëtaret më të forta në futboll, Anglia, saktësisht para 1 viti ishte mysafire në Kosovë.
‘Tre luanët’ fituan 4-0, por më i rëndësishëm se rezultati ishte promovimi që iu bë vlerave të Kosovës nga qindra tifozë anglezë që kishin udhëtuar në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Në rrjetin social Twitter, ata kanë kujtuar me fjalët më të mira mikëpritjen që i kanë bërë kosovarët.
“Kurrë nuk kam parë mikëpritje si kjo, çfarë vendi” shkruan Apnel Hams.

“Një vit nga ndeshja me Kosovë, udhëtimi më i mirë që kam përjetuar ndonjëherë” shkruan Dom Betts.





