Kurrë s’është vonë, ylli i “Pawn Shop” martohet në moshën 60-vjeçare
Ylli i “Pawn Shop”, Rick Harrison, është martuar sërish. Harrison, 60 vjeç, u martua me të fejuarën e tij Agrippina Angie Polushkin të shtunën, më 3 janar, në një ceremoni intime në Las Vegas.
Ata thanë “Po”-n e tyre në Little White Chapel të famshëm dhe u martuan nga një imitues i Elvis Presley-t, transmeton Indeksonline.
Pas ceremonisë, të porsamartuarit festuan me miqtë dhe familjen në restorantin e Harrison, Rick’s Rollin Smoke BBQ & Tavern, i cili ndodhet ngjitur me dyqanin e tij të famshëm të pengjeve të arit dhe argjendit.
“Jemi të emocionuar që po e fillojmë këtë kapitull të ri si burrë e grua dhe po e festojmë me miqtë dhe familjen në Las Vegas, si dhe në dasmën tonë më vonë këtë muaj”, tha çifti për revistën People. “Ka qenë një aventurë e vërtetë dhe mezi presim gjithçka që do të shkojë si më së miri.”/Indeksonline/

