“Kurrë s’kam votuar kundër më shumë kënaqësi se sot ndaj Hekuran Muratit”, reagon deputeti i LDK-së

Krenar Xhaferi ka thënë se është i lumtur që sot pati mundësonë të votonte kundër Hekuran Muratit në parlament.
“Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndërvite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike”, shkruan Xhaferi në reagim./Indeksonline/