“Kursimi e ka bërë të veten”, Shkumbin Istrefi publikon faturat e muajit janar dhe shkurt, flet me dëshmi!

Aktori kosovar, Shkumbin Istrefi ditë më parë ka njoftuar se ka kursyer dhe se fatura i ka ardhur më pak se muajin e kaluar. Siç ka thënë ai “Kursimi e ka bërë të veten”.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta, raporton Indeksonline.
Lidhur me këtë ai sot bëri një postim në Facebook derisa tregon se ka marrë edhe ofendime. Njëherësh ai ka ndarë edhe dëshmitë e shpenzimit të kilovatëve.
“Para dy ditesh e bera nje postim, permes te cilit tregova qe fatura e Shkurtit me ka ardhe me e vogel se e Janarit (pavaresisht shtrejtimit). Ngrohjen e kam me rryme dhe me dru. Tregova qe kam kursyer rryme maksimalisht.
Poenta e postimit ishte te “kursimi e ka bere te veten”. Mirepo komentet ishin te ndryshme. Kishte edhe ofendime. Sa shume na ka semure trunin politika dhe militantizmi politik. Cdo gje shikohet permes atij prizmi.
Me poshte i keni deshmite e shpenzimit te kilovateve dhe ne euro per Janar dhe Shkurt. Ndoshta tash besojne”, ka shkruar ai./Indeksonline/