Kurtan Kajtazi: 9 shkurti është dita kur vendosim për të ardhmen tonë ma të mirë

Kurtan Kajtazi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka konfirmuar mbështetje të fuqishme për Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Ky mesazh u bë i qartë në takimet e zhvilluara në Stanoc të Epërm, Stanoc të Poshtëm dhe Lum të Madh, ku Kajtazi dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u pritën nga qytetarët në një atmosferë të ngrohtë dhe fitorjeje.
Kajtazi theksoi se 9 shkurti është një ditë kyçe për të ardhmen më të mirë të Kosovës, duke bërë thirrje për mbështetje të madhe në zgjedhjet që do të zhvillohen.