75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 30 Janar 2025 / LB

Kurtan Kajtazi merr mbështetje masive nga vendlindja e tij

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kurtan Kajtazi është pritur në mënyre madhështore në vendlindjen e tij në Smrekonicë.

Kajtazi që mban numrin 37 në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së ka falënderuar bashkëvendësit e tij për mbështetjen e dhënë.

“Sonte mora edhe njëherë konfirmimin për mbështetje të fuqishme, më 9 shkurt, që Smrekonica dhe Kosova të jetë ma mire”, ka shkruar ndër të tjera ai.