75 Mall Live Search
13:17 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kurteshi: Kalludra me mendësi naziste, të hetohet nga prokuroria e gjyqësori

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ka thënë se gjyqtari i grupit të deputetëve të VV-së, Beqir Kalludra po vepron njëanshëm ndaj LVV-së.

Kurteshi thotë se gjyqtari Kalludra deri me tash me veprime ka treguar se ai ka një egërsi jo profesionale ndaj VV-së dhe urrejtje poashtu, shkruan Indeksonline.

“42 faqet e aktgjykimit përfshihen veprimet të cilat shihen qartë mënyrat e udhëheqjes se seancës nga gjykatësi Kalludra, që dëshmojnë mënyrën e menaxhimit, njëanshmërinë politike ndaj VV-së. Gjykatësi dej me tani me veprimet e ka dëshmu vuan nga mungesa totale e etikes gjyqësore etike. Po ashtu është vërejtur se gjykatësi Kalludra ka udhëheq të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjë me VV-në” ka thënë Kurteshi.

Ai tutje kritikoi se si Këshilli prokuroria e gjyqësor nuk po e trajton rastin e gjykatësit Kalludra i cili poston fraza naziste.

“Kjo egërsi jo profsonale duket se i ka rrënjët në urrejtje politike patologjike ndaj VV-së e shpërfaqja e tij se kejt kjo nuk është rastësi, kur në statusin e tij fb nxjerr e citon pjesë nga ideatori politik i nazizmit, Adolf HItleri. Ne mendojmë se me këtërast nuk po merret Këshilli prokurorial e gjyqësorë duhet që trajtojnë me shumë seriozitet pasi Kalludra ka një mendësi naziste e fashiste” ka përfunduar Kurteshi./Indeksonline/