20:20 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Kurteshi: Nga Vetëvendosje do të largohen ata që nuk mund të ballafaqohen me konkurrencën

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me këtë rast, Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi ka thënë se nga Vetëvendosje do të largohen ata që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me konkurrencën dhe të respektojnë statutin e Lëvizjes.

“Këto mosmarrëveshje do të tejkalohen ose nga Lëvizja do të shkojnë vetëm ata që s’janë të gatshëm të ballafaqohen me konkurrencën e Lëvizjes. Ata që nuk janë të gatshëm të respektojnë procedurat dhe statutin e Lëvizjes brenda organizatës sonë nuk mund të lejojmë që dikush të jetë  mbi statutin”, ka thënë Kurteshi, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu ka shtuar se zgjedhjet brenda partisë do të jenë demokratike.

Duhet shtuar që gjatë ditës së djeshme, Kurti ka shpalosur programin e tij si kandidat i vetëm për postin e të parit të kësaj partie.Në këtë mbledhje të sotme nuk ishin të pranishëm as i pari i komunës së Prishtinës nga kjo Lëvizje, Shpend Ahmeti por as deputetët të cilët dhanë dorëheqje përgjatë ditëve të fundit./Indeksonine/