Kurti: 11 marrëveshjet – garancion që ajo që nënshkruhet edhe zbatohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe ai i Kosovës Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare, në konferencë për shtyp thanë se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore.
Kurti tha se përveç bashkëpunimit ekonomik, të dy vendet duhet të jenë bashkë edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar
“Vullneti i përbashkët që treguam në këtë mbledhje për neve është garancion që ajo që nënshkruhet në letër edhe zbatohet në realitet.
Nuk bëhet fjalë që është në shërbim të ministrave, sepse ministrat janë shërbëtor të qytetarëve dhe zbatimi i këtyre marrëveshjeve është kuptimi i mbledhjes së sotme. Jam i bindur se të gjithë këto marrëveshje do të zbatohen”, tha ai./IndeksOnline/