75 Mall Live Search
18:06 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / FR

Kurti: Mbështetja për miqtë ukrainas shkon përtej llogaritjeve politike, tregon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët

Kryeministri Albin Kurti tregoi në një pritje të organizuar për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës se çfarë ka bërë Kosova për t’u rreshtuar krah saj që prej kur Rusia nisi pushtimin e saj.

Kurti tregoi se Qeveria ka miratuar 13 paketa sanksionesh amerikane kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Ai tha se mbështetja e Kosovës për “miqtë ukrainas shkon përtej llogaritjeve politike”.

Ai tha se mbështetja e Kosovës për Ukrainën “tregon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët tanë ndërkombëtarë kundër agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë”.

“Rusia ka qenë gjithmonë joeuropiane”, tha ndër tjerash Kurti në një fjalim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Solidariteti ynë është detyra jonë që i përkasim kontinentit europian”, tha ai.