Kurti takon Ambasadorin Guérot, diskutojnë për ndërhyrjet e Serbisë dhe formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në njoftimin për media thuhet se zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtja e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve, ishin çështjet kryesore të diskutimit.
“Gjatë bisedës, po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës”, thuhet në njoftim. .