Kurti: 4 anëtarët e VV-së të emëruar në borde publike, janë profesionalistë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Debat Plus ka folur edhe rreth shkarkimit të bordeve në ndërmarrjet publike dhe emërimet e reja.
Ai ka thënë se këto emërime ta bëjnë shkapjen e shtetit aq sa kanë mundësi.
“Ka pas borde që i kemi shkarku, ku mund t’ketë pas edhe votues e simpatizues ndoshta edhe të VV-së.
Nga 27 anëtarë të emëruar, 4 janë me libreza të VV-së, por s’janë në ndonjë post udhëheqës dhe asnjëri s’ka karakteristë anëtarësimin, por profesionalizimin.
Është e vërtëtë që bordet janë të përkohshme dhe bordet me konkurs do të zgjidhen pas disa muajsh.
Do të ishte mirë që as këta 4 të mos jenë aty, por ëshë e vështirë të formohen bordet e përkohshme në këtë situatë pasi kemi qeveri në detyrë. Nëse kisha prit edhe tri javë ndoshta i kisha gjet edhe ata të 4-të, por po shkojnë milionat.”, ka thënë ai./Indeksonline