Kurti: 422 asistentë dhe 6.4 milionë euro investim për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti u prit në takim nga organizata Handikos. Bashkë me pjesëmarrësit diskutuan për sfidat e zgjidhjet për përmirësimin e jetesës së secilit person me nevoja të veçanta.
Falenderues ishin të dyja palët për investimet e vëmendjen e qeverisë përgjatë këtij mandati.
Kurti tha se 422 asistentë janë punësuar në shkolla e 6.4 milionë euro janë investuar në pajisje për nevojat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe është miratuar rregullorja e re e cila adreson nevojat dhe garanton të drejtat e tyre.
Kryeministri e vlerësoi lart bashkëpunimin me Handikos dhe nevojën për të vazhduar tutje atë, me qëllimin e ndërtimit të politikave gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme.

