12:48 / E Enjte, 23 Mars 2023 / MSH

Kurti, Abdixhikut e Krasniqit: Po flisni si me qenë anëtarë të dorëhequr të Vetëvendosjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është duke raportuar në Kuvend lidhur me takimin e Ohrit.

Ai mori kritika të shumta nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët i thanë se ka shkelur të gjitha parimet e tij, kur thoshte “jo negociata, vetëvendosje”.

Kurti iu reagoi me ironi këtyre kritikave, duke bërë shaka kinse sillen sikur ish-aktivistë të Lëvizjes.

“Zotëri Abdixhiku dhe zotëri Krasniqi, po flisni si me qenë anëtarë të dorëhequr të Vetëvendosjes. Po më duket si me qenë tu fol përpara Këshillit të Vetëvendosjes. Këtu jemi në Kuvend, ju s’jeni anëtarë të Lëvizjes… Po flisni me diskursin e aktivistit të pakënaqur të Vetëvendosjes, që jep dorëheqje” tha Kurti.