75 Mall Live Search
22:26 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / AR

Kurti apel qytetarëve: Dilni masivisht në votime, vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë ditës së sotme pati takime me qytetarë në Komunën e Kamenicës dhe të Vitisë, shkruan Indeksonline.

Ai tha se qytetarët atje ishin të gatshëm për ndryshime demokratike, teksa shtoi se ekonomia, drejtësia e të gjitha fushat tjera duhen reformuar.

May be an image of one or more people, people standing, crowd and outdoors

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që për 14 shkurt të dalin masivisht në votime dhe se asnjë nuk bën të mungojë.

Ai po ashtu tha se vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara.

“Si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike. Nga ekonomia e drejtësia, arsimi e shëndetësia, politika e jashtme dhe kultura, të gjitha duhen reformuar.

Prandaj, me 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votime. Asnjë prej nesh nuk bën të mungojë. Vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara dhe progresin aq të nevojshëm”./Indeksonline/

May be an image of 5 people, people standing and crowd
May be an image of one or more people, people standing, outdoors and crowd
May be an image of 8 people, people standing and outdoors