75 Mall Live Search
18:11 / E Premte, 10 Korrik 2026 / MSH1

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me dyshen Osmani-Abdixhiku

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvend, për takimin me Vjosa Osmanin dhe Lumri Abdixhikun.

Kurti u shoqërua nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shkruan IndeksOnline.

Takimi me LDK-në do të fuksohet në zgjidhjen e çështjes së presidentit.

”Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mare e mirë sepse kemi shumë projekte për gjysmë dhe të reja që do të vijnë” , deklaroi Kurti.

Kujtojmë se sot, Kurti u takua edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Ndërkaq, AAK-ja qysh dje e njoftoi Kurtin se nuk do të bëhet pjesë e takimeve konsultative.