Kurti arrin në Kuvend, gati për takimin me Krasniqin

Kryetari i Vetevendosjes, Albin Kurti ka arritur në Kuvend.
Brenda pak minutash ai pritet të nis takimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin i cili është paraparë të nis në 08:30.
Kurti ka ftuar në takim konsultativ LDK-në e PDK-në, lidhur me krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Nga LDK bënë të ditur se nuk do të shkojnë në takim.
Për dallim nga partia e Abdixhikut, PDK-ja e Memli Krasniqit i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të LVV-së.