Kurti arrin në selinë e VV-së, s’pranon të flasë nëse ka emër të ri për mandatar të qeverisë
				Lideri i VV-së njëherit dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ka arritur tashmë në selinë e partisë së tij, ku pritet dhe të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Kurti nuk ka pranuar të flliste nëse ka një emër të ri për mandatar të qeverisë.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje pritet të nis brenda pak minutash mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm…për të vendosur nëse do të propozohet një mandatar i ri për kryeministër ose vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja./Indeksonline/

