75 Mall Live Search
12:19 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti: Ata, që s’më kanë dashur, e kanë shansin të përfundojnë sot karrierën time

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në seancën plenare për votimin e Qeverisë së Kosovës udhëhequr nga ai, ka deklaruar se do të përgatitet padi për Serbinë e krimeve të kryera në Kosovë.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të udhëheqë bisedimet e Kosovës me Serbinë, me ekip profesional.

Ai deklaroi se këto ditë ka mbushur 23 vjet aktivitet në politikë dhe se sot është shansi që ata që e kanë dashur si opozitë ta duan edhe tani dhe ata që nuk e kanë dashur si opozitë e kanë shansin të përfundojnë karrierën e tij.

“Jam i gatshëm për dialogun me Serbinë, që të udhëheq me një ekipe profesionale e shoqërore. Nuk konsideroj se jam më i mençuri, as me i dituri, as me i guximshmi në këtë shtet. Jam ai që jam për shkak se jam bashkë me të tjerët. Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet politikë dhe sot ndodhem këtu para jush, plot 23 vjet si opozitë dhe sot këtu më ndanë vetëm një votim i juaji nga përfundimi i karrierës sime politike, të tillë çfarë dihej deri më tani. Ata që më kanë dashur si opozitë besoj se duhet të më duan edhe tani dhe ata që nuk më kanë dashur e kanë shansin të më përfundojnë karrierën”, tha Kurti.

“Do të jemi qeveri e arsimit dhe e zhvillimit ekonomik. Zhvillimi jonë ekonomik kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, duhet ët sigurohemi që në shkollat tona kemi cilësi e në fakultetet tona kemi përputhje të programeve. Çdo i katërti në Kosovë është i papunë e i pashkollë. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë e bëjnë jashtë profesionit të tyre, vetëm çereku punojnë në profesion. Kosovës po i ikin njerëzit e ditur e të zotë, po i ik truri vendit tonë. Një gjë është e rëndësishme se arsimi e ekonomia, është lidhja e arsimit me ekonominë. Ministria jonë e arsimit do të organizohet për të rritur efikasitetin dhe për Infrastrukturën e Arsimit të Lartë do të bëhet vlerësimi i plotë i korikulave arsimore për të mësuar mësimnxënien e mësimdhënien më të lehtë efikase. Do të ndihmohen komunat me planifikim dhe ndërtim të rrjeteve të institucioneve parashkollore, që të rritet pjesëmarrja në arsimin parashkollor, do të rrisim vendimmarrjen nëpër shkolla dhe me rol më të fuqishëm të drejtor të shkollës. Do të shikohet Ligji për Arsimin e Lartë, do të riformohet Këshilli Kombëtare i Shkencës do të fuqizohet Fondi Kombëtarë i Shkencës, për programe shkencore, do të zhvillohet Fondi i Ekselencës për kuadro premtuese në veçanti për gratë që vendosin të studiojnë shkencat teknike e natyrore. Do të jemi Qeveri për Shëndetësi, pasi qasje në shëndetësi i takon çdo qytetarët pavarësisht nga vjen e sa fiton. Do të rritet buxheti për përfitim nga barnat, do të rritet buxheti për pajisjes nëpër klinikat për të ofruar shërbime shëndetësore”, tha Kurti, transmeton Indeksonline.

“Në konsultim me profesionistët shëndetësorë do të themelohet instituti për nënë dhe fëmijën, ku do të hyjnë të gjitha klinikat që kanë të bëjnë me nënën dhe fëmijën. Do të jemi qeveri për politika sociale, vendi jonë është i varfër e nga varfëria nuk dalin dot nëse ata që janë në fund nuk përparojnë. Progresi jonë shoqërorë duhet të ndahet, askush nuk duhet dhe s’do të mbetet prapa.Kur edhe punon e nuk e ngop familjen me bukë ky është mjerimi nga duan të ikin qytetarët tanë. Do të ndërmerret reformë gjithëpërfshirëse për kriteret e skemave sociale dhe do të jetësohen shtesat për fëmijë, banimi do të bëhet i përballueshëm, institucionet do të përfshihen në ndërtimin e banesave do të jenë të përballueshme për familjet e reja dhe familjet në nevojë.Do të ndërmerret një reformë e re e skemave pensionale për t’i bërë këto skema më të qëndrueshme, rimbursimi për familjet me të ardhura nën 5 mijë euro në vit.  Do të jemi qeveri e Kulturës e Sportit, ne mund të investojmë në ministri të Jashtme, por shpesh herë më shumë njohje e reputacion na sjellin medaljet e sportistëve e artistëve. Do të ndërtojmë operën e artit dhe baletit, muzeun e krimeve të luftës, të historisë dhe atë të arteve bashkëhorore. Do të financojmë projekte e qendrave multifunksionale, do të investojmë në Qendrën Sportive Nacionale në Prishtinë. Do të jemi qeveri për Infrastrukturën e plotë dhe funksionale e jo në shërbim të shteteve tjera, si rrugë tranzit, por duhet të jetë e integruar në ekonominë tonë. Projektet infrastrukturore do të krijojnë rrugë të reja, e jo autostrada të mbyllura. Do të shpëtojmë fshatin nga emigrimi dhe do ta shpëtojmë duke e lidhur me ekonominë nacionale. Aksin rrugorë Prizren-Tetovë dhe atë Gjakovë-Shkodër. Do të jemi qeveri për energji, çdoherë të vetëdijshëm për ambientin duke shfrytëzuar resurset tona për energji, do të përdorim shërbimet energjike, por gjithnjë duke mbrojtur ambientin.Do të krijojmë zonën e përbashkët energjetike të Kosovës me Shqipërinë, për prodhimin e energjisë dhe do të liberalizohet tregu i energjisë elektrike”, shtoi tutje Kurti.Indeksonline/