16:16 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Kurti: Aty ku ka Polici të Kosovës nuk ka incidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në ditën e gjashtë të zbatimit të vendimit për reciprocitet nuk ka ndodhur asnjë incident në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, shkruan IndeksOnline.

Kurti tha se aty ku është Policia e Kosovës prezente ka edhe siguri.

“Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësite speciale në ato pika kufitare. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të zbatimit të vendimit të Kosovës. Aty ku ka Polici të Kosovës nuk ka incidente”.

Mbi 9 mijë taraga të përkohshme janë dhënë deri më tashti. Duket se këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradin, ata nuk dëshironin që qytetarët serb të Kosovës të mos kishin vend ku të pajiseshin me targa të përkohshme.

E gjitha e Kosovës dhe mbarë populli duhet ta mbështesim Policinë e Kosovës. Ju ftoj të gjithë t’i përkrahim ata që po e duan kaq shumë Kosovën.

Vendimi për targat nuk i drejtohet qytetarëve ser btë Kosovës, dhe e kanë të drejtën e plotë të paisen me targa të përhershme të Kosovës.

I ftojmë qytetarët në veri serbë e shqiptarë të mos frikësohen nga veprimet kriminale dhe të respektojnë ligjet dhe të mos manipolohen”, tha ai./IndeksOnline/