75 Mall Live Search
14:12 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti bashkë me anëtarë të VV-së bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit e Mon Balajt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me anëtarë të tjerë të VV-së kanë bërë homazhe sot te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit, në bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Kurti bashkë me familjarë, miq e shumë zyrtarë të tjerë të VV-së përkujtuan Mon Balajn dhe Arben Xheladinin, që humbën jetën në demonstratën e 10 shkurtit 2017, raporton Indeksonline.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xheladini dhe Balaj u vranë nga policia rumune e UNMIK-ut, derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e presidentit Marti Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri sot. Madje, era e lotsjellësit nuk u hoq pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës./Indeksonline/