22:38 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kurti: BE na vuri shumë kritere sepse e dinte që Kosova është e mbrapshtë!

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë disa fjalë për dështimin e Kosovës për të fituar lëvizje të lirë në zonën Shëngen.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Kurti ka thënë se Kosovës i janë vënë me kast 95 kritere për t’i plotësuar në mënyrë që të fitoj liberalizim, raporton Indeksonline.

Sipas tij, vizat nuk janë prioritet për qytetarët e Kosovës, por për Qeverinë.

Më poshtë fjalimi i Kurtit:

Arsyeja kryesore është dështimi total në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Freedom House na ka cilësuar pjesërisht të lirë, kjo do të thotë se kemi të drejt të kërkojmë azil politikë, për çka kemi më shumë gjasa se sa heqjen e vizave në shtetin tonë për të shkuar në BE.

Në anën tjetër KDI na ka përshkruar me fjalën kapje e shtetit, e situata thotë se nuk ka vetëm korrupsion por kapje të shtetit.

Këtu nuk ka krim të organizuar, por krim të institucionalizuar, e këtë e thotë KDI.

Përparimi i përgjithshëm në fushën e ligjit do të ndihmonte në një vendim përfundimtar për vizat.

Në BE kurrë nuk ka qenë më i keq se nga sot që nga mbarimi i luftës.

Qëndrimi i drejtoreshës së Francës ishte se duhet punë e madhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Kohëve të fundit nuk janë përqendruar vetëm te përmbushja teknike e kritereve, por te imazhi i Kosovës e kjo nuk është kuptuar siç duhet.

Ne kishim njëmend 95 kritere, më shumë se çdo shtet tjetër. BE e shtoi numrin për ne, duke e pasur parasysh sa e rëndë dhe kritike është gjendja në Kosovë.

BE nuk i ka shkuar mendja se shtetasit turq mund të eksportohen në vendin e tyre.

Ata kanë vënë shumë kritere sepse janë munduar ta shtjerrin paparashikueshmërinë e mbrapshtë të shtetit të Kosovës, por kanë dështuar për ta na vënë kritere.

Kemi shumë kritere sepse asnjëherë nuk jemi pajtuar normalisht, as për së afërmi dhe doli se imagjinata e tyre ishte e kufizuar.

Vizat janë prioritet i Qeverisë për qytetarëve të saj, e jo për vet qytetarët, pasi në të gjitha matjet e bëra këto vite, del se qytetarët kanë prioritet punësimin, luftimin e korrupsionit, arsimin etj.

Pushteti që në Kosovë është më shumë regjim se sa qeveri, e ka krijuar përshtypjen se as populli porsi qeveria nuk e do Kosovën.

Qeveria po e vjedh vendin, nuk e do, por as populli nuk e do. Kjo nuk është e vërtetë!

Nëse pyesni një qytetar a do të donte një vend pune në Gjermani apo në Kosovë, ai do të thoshte padyshim që në Kosovë.

Qeveria është munduar të krijoj përshtypjen e rrejshme, se populli po dëshiron të ik dhe nuk e do vendin.

Padrejtësia e BE-së ndaj Kosovës as nuk nis e as nuk është thelbësore sa liberalizimi i vizave. Së pari përkëdhelja që po i bën Serbisë dhe EULEX-i me fuqi ekzekutive. Të dyja këto janë votuar në këtë kuvend nga Qeveria servile.

Nga 29 qeveritarë që i kemi, asnjëri prej tyre nuk është në sallë. Në fakt ajo është tërhequr dhe ne po kërkojmë dorëheqjen e një qeverie të tërhequr.

Shtrohet pyetja çka na duhet ta kërkojmë tërheqjen e të tërhequrve, sepse Qeveria nuk ka investuar.

Në këtë kuptim, kërkoj dorëheqjen e Qeverise së tërhequr, i bije të tërheq edhe dorën pas tërheqjes së trupit. /Indeksonline/