Kurti bën homazhe për Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, ja çfarë shkroi
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe të shtunën në Kuvendin e Kosovës për dëshmorët Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani në ditën e rivarrimit të tyre.
Kurti për të ndjerët tha se ishin veprimtarë të paepur të çështjes kombëtare që sot janë dëshmorë të kombit tonë, shkruan Indeksonline.

“Me këtë rast në librin e përkujtimeve shkrova:
Afrimi e Fahriu, Bahriu e Agroni ishin veprimtarë të paepur të çështjes kombëtare që sot janë dëshmorë të kombit tonë. Këta luftëtarë të lirisë që nuk duronin shtypjen e padrejtësinë, shfrytëzimin e pabarazinë, janë dëshmi e qëndrueshmërisë së popullit tonë nga i cili dolën ata dhe për të cilin u flijuan ata. Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve. Ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj dëshmorëve.
Lavdi!”, ka shkruar ai./Indeksonline/
