Kurti bën homazhe për nder të veprës së ish-drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj

Sot trupa e baletit e dha lamtumirën e fundit për Ahmet Brahimaj, figurën padyshim kryesore të baletit në Kosovë.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në nder të jetës e veprës së ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

“Një lamtumirë për njeriun që ka dhënë kontribut në rindërtimin, frymëzimin dhe përparimin e baletit në Kosovë. Brahimaj ka qenë një ndër balerinët e parë të Kosovës nga brezi i parë, si dhe figura kryesore e rinisjes së baletit në vitin 2001. Ai fillimisht e ka mbajtur gjallë dhe më pas e ka ngritur baletin në nivel që të na bëjë krenarë në gjithë botën.Ngushëllime familjes, miqve, nxënësve dhe balerinëve të tij për këtë humbje të madhe për Kosovën”, ka thënë Kurti.

Ish- Drejtori I Baletit Kombëtar të Kosovës, ka ndërruar jetë sot dhe varrimi i tij bëhet në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të Novosellës së Pejës.

