75 Mall Live Search
17:23 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti bën përsëri thirrje për qëndrim në shtëpi, jep ide se çfarë të bëni në izolim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka bërë përsëri thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Po ashtu Kurti tha që në këto kohë të pazakonshme, Qeveria ka marrë vendime të vështira, shkruan IndeksOnline.

Thirrjes së tij për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, Kurti ja bashkangjiti edhe disa ide se çfarë mund të bëjnë në shtëpi.

“Provoni të lexoni librat e skajuar më herët, të shikoni filmat që ua kanë rekomanduar miqtë, e të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar”, ishin disa nga idet e Albin Kurtit.

Po ashtu ai falenderoi mjekët, infermierët, policët dhe gjitha organet e sigurisë./IndeksOnline/.